Service

Shërbimi Ligjor.

Ne besojmë në atë që bëjmë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë më shumë njerëz si ju, çdo ditë. Për t'u siguruar që procesi të jetë aq i drejtë sa mund të jetë, ka shumë mënyra se si mund të punojmë së bashku. Gama jonë e shërbimeve mund të përshtatet për qëllimet, bizneset ose çështjet e juaja. Mos harroni, ne jemi të specializuar në të menduarit jashtë kutisë. Nëse jeni duke kërkuar mënyra te duhura për t'i dhënë zgjidhje problemit tuaj, atëherë ekipi jonë është ai çka ju duhet.

OM & Associates Law Firm

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të gjeni zgjidhjen që funksionon për ju. Pasi të keni parë se çfarë mund të ofrojmë dhe nëse keni ndonjë pyetje, mund të rezervoni orarin tuaj.

Konsulencë Ligjore.

 

OM&Associates Law Firm ofron konsulencë ligjore në fusha të ndryshme të së drejtës, mbështetur në eksperiencën e stafit ne ofrojmë zgjidhjen më të mirë për ju. 

Përfaqësim Ligjor.

OM&Associates Law Firm  ju vjen në ndihmë në çdo proces ligjor tek ne do të gjeni asistencë dhe hartim të Kërkesë-padive dhe akteve gjyqësore, përfaqësim gjyqësor . Përfaqësim ligjor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ,Gjykatës së Apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Operojmë në fushat:

  • E drejtë Civile.
  • E drejtë Penale.
  • E drejtë Administrative.
  • E drejtë Tregtare/Biznesi.
  • E drejtë Familjare.
  • E drejtë e Punës.
  • E drejtë Ndërkombëtare Private.

E drejta Civile.

  • Përpilimi i kontratave të ndryshmë, si kontratë shitje, huapërdorje etj.
  • Përpilimi i kërkesë padisë.
  • Propozimin për masën të sigurimit të kërkesëpadisë.
  • Përfaqësimi në të gjitha çështjet e procedurës civile.
  • Ushtrimi i të gjitha mjeteve juridike (Ankesave, Kërkesave, Propozimeve) etj.
  • Përfaqësim në proçedurë ankimore.
  • Kundërshtim në procedurë përmbarimore.
  • Çështjet që lidhen më pronësi.
  • Vërtetimin e pronësisë.
  • E drejta e trashëgimisë ligjore.
  • Përcaktimin e pjesës takuese të trashëgimisë ligjore.
  • E drejta e detyrimeve dhe kontratave.
  • Kërkesë për kompensimin e dëmit material, dëmit shëndetësor dhe jo pasuror, etj.

E drejta Penale.

  •  Përfaqësim ligjor gjithë fazën e hetimeve deri në marrjen e vendimit mosfillimit apo pushimit të Procedimit Penal apo njoftimin e akuzës. Ndihma juridike konkretizohet në këto momente proceduriale:
  • Ndalimi nga organet e Procedimit Penal
  • Arrestimi në kushtet e flagrancës apo shpalljen në kërkim
  • Procesi i marrjes në pyetje si dhe njoftimi i akuzës ndaj të pandehurit
  • Lloji i masës së sigurimit / ndalimit gjatë kërkesës së organit të akuzës
  • Në kërkesat për zëvendësimin e masës sigurimit, kërkesës për kryerjen e veprimeve të ndryshme hetimore, kërkesës për kryerjen dhe kundërshtimin e ekspertimit, sigurimin e provave etj.

Përfaqësim në Gjykatë gjatë procesit të vleftësimit të kërkesave të prokurorit nga gjyqtari i seancës paraprake deri në kërkesën për gjykim apo pushim të Procedimit Penal

Përfaqësimi përfshin mbrojtjen e të drejtave të të përfaqësuarve si person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si viktimë (i dëmtuar nga vepra penale).

Shërbimi i përfaqësimit përfshin mbrojtjen e të drejtave të personave të ndaluar, arrestuar apo të dënuar gjatë gjithë proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar kategoritë e mësipërme në të gjitha shkallët e mësipërme të gjykimit. 

E drejta Administrative.

  •  Mbrojtje ligjore për çështje administrative me palë organet e Administratës Publike, në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit.
  •  Hartim ankimi kundër akteve administrative individuale.
  • Asistencë dhe hartim aktesh si kërkesa fillestare, verbale/shkresore, në respektim te mjeteve ligjore, parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative, për cdo rast.
  • Asistencë në zhvillimin e proçedurës hetimore nga organet administrative, si dhe ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativë.

 E drejta Tregtare.
 

Ofrojmë shërbimin e përfaqësimit për shoqëritë tregtare, në lidhje me formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm 
Përfaqësimi pranë institucioneve tatimore, mbajtja e marrëdhënieve, përpilimi i kërkesave, ankimi i njoftim vlerësimeve tatimore në rrugë administrative dhe gjyqësore
Ndjekja e procedurave ligjore pranë Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me shkelje të  mundshme të tregut të lirë që cenojnë mbarëvajtjen e biznesit tuaj, përfaqësim në seancë dëgjimore, përpilim profesional ankesash, ankime në Gjykatë.
Ndjekja e praktikave të lidhjes dhe zgjidhjes se kontratave, zgjidhje gjyqesore dhe jogjyqësore e konflikteve kontraktuale apo jokontraktuale, ndjekja e proceseve ligjore përmbarimore ku ju jeni palë kreditore apo debitore, draftimi i kërkesave dhe marrëveshjeve për pagimin me këste të detyrimit, përgatitja dhe draftimi i kërkesë padive që lidhen me proceset përmbarimore, konsulence ligjore mbi garantimin e detyrimeve tuaja ndaj të tretëve, draftimi i kërkesëpadive në lidhje me shpërblimin e dëmit kontraktor dhe jokontraktor.

E Drejta Familjare


 

  • Hartim aktesh gjyqësore dhe mbrojtje ligjore të çëshjeve me objekt zgjidhje martese.
  • Përfaqësim ligjor me objekt zgjidhje martese, pjestim pasurie, caktim i kujdestarisë së të miturit etj.
  • Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij, apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.
  • Përfaqësim gjyqësor për çështje me objekt kundërshtim atësie, amësie. 

E drejta e Punes.

  • Hartim Kërkesë Padie dhe përfaqësim në proces gjyqësor të klientit, me objekt shpërblimin e dëmit të shkaktuar si rezultat i shkeljes së kontratës së punës dhe legjislacionit të punës.
  • Përfaqësimi në proçese gjyqësore, me objekt kundërshtim të largimit nga puna.
  • Hartimin e akteve dhe përfaqësim gjyqësor për çështje me objekt garantimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
  •  Përfaqësim gjyqësor për çështje  mos-njohjen, kundërshtimin apo pezullimin e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.
  • Përfaësim ligjor në çdo shkallë të gjykimit. (Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë)


OM & Associates Law Firm

Content from Google Maps can't be displayed due to your current cookie settings. To show this content, please click "Consent & Show" to confirm that necessary data will be transferred to Google Maps to enable this service. Further information can be found in our Privacy Policy. Changed your mind? You can revoke your consent at any time via your cookie settings.

Consent & Show